Shefik Surdulli, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e PDK-së, ka kritikuar kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Surdulli në një reagim për media ka bërë të ditur se si një serb është prezantuar si kryetar i Komunës së Gjilanit teksa po shpërndante dhurata për fëmijët e komuniteti serb në komunën e Gjilanit, raporton Arbresh.info.
Personi i cili quhet Saša Milošević u prezantua si kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai ka bërë thirrje që të reagoj institucionet e Kosovës duke mos i lejuar këto veprime nga komuniteti serb.
Ky është reagimi i plotë:
(Për MEDIA)
Gjilani me dy kryetarë të komunës!
Komuna e Gjilanit ka një kryetar legjitim – legal, të zgjedhur me votën e popullit. Prej nga tani edhe një “kryetar” tjetër?!
Institucionet e shtetit të Kosovës: Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, po lejojnë të kompromitohen edhe mëtutje, duke lejuar veprimet e institicioneve paralele serbe nëpër komunat tona.
Këtu nuk është fjala për veriun (në Mitrovicë), por për Komunën e Gjilanit.
Në emisionin e “TV Puls, Vesti”, të së dielës, më 13.12.2020, me rastin e shpërndarjes së dhuratave fëmijëve të komunitetit serb në Kuvcë, njëfarë Saša Milošević u prezentua si kryetar i Komunës së Gjilanit.
Indiferenca jonë – e institucioneve kompetente të shtetit, nuk duhet lejuar këto veprime paralele- ilegale të shtetit serb në Kosovë, komprometuese, gjithsesi, për shtetin e pavarur të Kosovës.
Komuniteti serb në komunë të Gjilanit është i integruar në institucionet qeverisese demokratike të Komunës së Gjilanit, dhe i gëzon të gjitha të drejtat me kushtetutën e vendit. Prandaj, nëse Serbia dëshiron të kujdeset seriozisht për ta, ajo ktë mund ta bëjë në forma tjera legale – institucionale por assesi përmes këtyre ndërhyrjeve ilegale – kundërkushtuese!
Shteti i Kosovës duhet të reagojë menjëherë e jo të bëjë hajgare me këtë punë!
Shefik Surdulli, këshilltar komunal dhe anëtar i Komitetit për Komunitete (nga PDK) Gjilan.