Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëkohësisht kandidat për kryetar të Komunës, Lutfi Haziri, ka falenderuar banorët e Dheut të Bardhë për mbështetjen në zgjedhjet lokale. Kryetari e ka vlerësuar lartë këtë përkrahje në rikthimin e LDK-së.
“Falemnderit Dheu i Bardhë, për mbështetjen e madhe të 17 tetorit. Ju falenderoj nga zemra që e realizuat rikthimin e madh të LDK-së me besim e vullnet. Njëmijë herë falemnderit! Do të mbetem gjithmonë Luta juaj!” – ka thënë kryetari.