Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në krah Alban Hysenit, kandidat për kryetarë të Komunës së Gjilanit.
Kjo komunë, si shumë të tjera, ka shkuar në balotazh, ndërsa Hyseni i Vetëvendosjes prinë përpara kundër-kandidatit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.
“Këtu në Gjilan, për besë, edhe keni kë e hekni edhe keni kë e bini”, tha kryeministri Kurti gjatë një tubimi të mbajtur dje në Gjilan.
Bashkëpunimi mes Kryeqytetit të Kosovës dhe Kryeqytetit të Anamoravës, midis qeverisjes qendrore në Prishtinë dhe asaj lokale në Gjilan, Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit në ardhje, Alban Hyseni, do të jetë një bashkëpunim që do të sjellë zhvillim e progres në komunën e Gjilanit” – ka thënë Kurti para elektoratit gjilanas.