Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan gazeta Objektiv.
Dilema kryesore ishte kush nga Drenica, Trepça ’89 e Flamurtarit do të bie nga liga, për t’iu bashkuar Ferizajt, Vushtrrisë e Dukagjinit.
Këtë “fat” e përjetoi Flamurtari, që pësoi humbje në shtëpi 0:1 nga Gjilani, ndërsa Trepça ’89 fitoi ndaj Prishtinës me shifrat 2:1. Fitore shënoi edhe Drenica ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0.
Titulli i kampionit i takoi Dritës, që e kishte siguruar një javë më herët, ndërsa në Evropë do të luajë edhe Gjilani, që kampionatin e përfundoi në pozitën e dytë.
Rezultatet:
Ballkani – Drita 2:1
Trepça ’89 – Prishtina 2:1
Flamurtari – Gjilani 0:1
Drenica – Dukagjini 1:0
Vushtrria – Llapi 5:3
Ferizaj – Feronikeli 1:1
Tabela