Ish-lojtari i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj pasi ndau udhët me ekipin nga Izraeli, Maccabi Netany, do të rikthehet përsëri në gadishullin Ballkanik.
Sipas “Crnogoreske Vijest”, Beqiraj do të transferohet tek ekipi i FK Sarajevës, transmeton Indeksonline.
Për dy vite sa luajti në Izrael, 32 vjeçari shënoj 23 gola në 50 ndeshje. Statistika tejet të mira pati edhe me Dinamo Zagrebin, ku në 125 ndeshje, shënoj 37 gola.
Në Dinamo Minsk në 42 paraqitje shënoj 19 gola.