Ministria e Shëndetësisë tha se 29 raste tjera janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur totalin në 16.507
Izraeli konfirmoi sot gjashtë vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur numrin e vdekjeve në 258, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se 29 raste tjera janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur totalin në 16.507.
Ai tha se 66 pacientë mbeten në gjendje kritike, ndërsa 11.843 janë shëruar nga virusi.
Izraeli filloi të marrë masa për të penguar përhapjen e COVID-19 në fund të shkurtit, fillimisht duke ndaluar hyrjen e jorezidentëve që vinin nga vatrat e virusit dhe gradualisht duke imponuar ndalim gati të plotë të udhëtimit ajror.
Ai po ashtu mbylli të gjitha institucionet arsimore dhe i ndaloi qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre, përveçse të blejnë ushqime dhe ilaçe ose të vizitojnë një spital.
Një ngadalësim i rasteve të reja gjatë ditëve të kaluara bëri që Tel Avivi të fillojë të lehtësojë kufizimet e lëvizjes.
Qeveria javën e kaluar miratoi disa masa, duke përfshirë rihapjen e disa bizneseve dhe shkollave për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore dhe rifillimin e tubimeve të vogla për lutje.
Rregullat e distancës fizike, megjithatë, mbeten në fuqi dhe veshja e maskave në publik është ende e detyrueshme.