Në Tel Aviv u organizua protestë kundër planit të qeverisë izraelite për aneksimin e vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor dhe Luginës së Jordanit.
Për protestuesit u shpërndanë maska para pjesëmarrjes në protestë për shkak të pandemisë së koronvirusit (COVID-19), ndërsa shpesh kishte paralajmërime për mbajtjen e distancës sociale. Disa protestues shpalosën flamuj të Palestinës dhe vendosën maska me mbishkrimin “kryeministër kriminel”, duke iu referuar Benjamin Netanyahut. ( Mostafa Alkharouf – Anadolu Agency )