Me 125 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 13.107
Në Izrael ka arritur në 158 numri i të vdekurve dhe në 13.107 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e 7 personave të tjerë të diagnostikuar me COVID-19, çka e ka rritur në 158 numrin e vdekjeve.
Me 125 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 13.107, thuhet në deklaratën e ministrisë ku bëhet e ditur se 167 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë ndërsa 3.247 janë shëruar.
Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar takimet publike me më shumë se 2 persona. Duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.
Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.