Ka vdekur një banore e fshatit Lladovë të Gjilanit, e cila më parë kishte rezultuar e infektuar me COVID-19, por më pas ishte shëruar..
Për vdekjen e saj ka njoftuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Fatkeqësisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e COVID-19. Është trajtuar me COVID-19, por pasi është shëruar, për shkaqe tjera sekondare, ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri. /Gazeta Mejdani/