Edhe pas 39 vjetësh, grusht shteti i përgjakshëm ushtarak i 12 shtatorit të vitit 1980 të cilin e bëri gjenerali shqiptar Kenan Evren, mbetet si njollë e zezë në historinë turke, Shkruan Gazeta Mejdani.
Grusht shteti i fundit ushtarak i kryer përmes zinxhirit të komandës në historinë e Republikës së Turqisë ishtë famëkeq për ekzekutimet, sulmet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, raporton AA. Kështu, atë ditë, në orët e para të 12 shtatorit, komplotistët morën pushtetin në vend, në ndërhyrjen e tretë të ashpër nga forcat e armatosura në historinë e Turqisë, pas grusht shtetit të 27 majit të vitit 1960 dhe memorandumit të 12 marsit të vitit 1971.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga shefi i atërhershëm i Shtabit të Përgjithshëm, Kenan Evren, i cili udhëhoqi grusht shtetin dhe më vonë ishte president, komandantët e forcave turke tokësore, ajrore dhe detare, si dhe komandanti i forcave të xhandarmërisë morën kontrollin e pushtetit. Duke flakur demokracinë, komplotistët anuluan Kushtetutën e vendit dhe shpërndanë Parlamentin.
Pasi shpallën ligjin ushtarak, ata shënjestruan organizatat joqeveritare dhe ndaluan aktivitete të shumta, përveç të Shoqatës së Aviacionit Turk, Shoqërisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Duke mbyllur edhe partitë politike të vendit, komplotistët kryen një seri ekzekutimesh që ende ndjekin ndërgjegjen e kombit.
– Ekzekutime dhe gjykime pas grusht shtetit
Ekzekutimet e para të dy figurave politike u kryen më 9 tetor të të njëjtit vit. 17-vjeçari Erdal Eren u dënua me vdekje për vrasjen e një polici ushtarak para grusht shtetit. Eren u ekzekutua më 13 dhjetor të vitit 1980 pasi një gjykatë ngatërroi moshën e tij për të zbatuar dënimin e tij.
Komentet e Evrenit për Erenin e burgosur dhe të tjerët u propozuan për ekzekutim – “A nuk duhet t’i varim ata, por t’i ushqejmë?” – ende djeg në mendjet e njerëzve. Grusht shteti njihet si ndërhyrja më e përgjakshme ushtarake në historinë e Turqisë, që erdhi pas viteve të trazirave politike që morën qindra jetë njerëzish.
Mbi 650 mijë njerëz u arrestuan gjatë periudhës së grusht shtetit të vitit 1980, ndërsa 230 mijë u dënuan, kryesisht për arsye politike, si dhe 50 u ekzekutuan. 299 të tjerë humbën jetën për shkak të torturave dhe kushteteve jo të shëndetshme në burgje.
Rreth 14 mijë u privuan nga shtetësia turke, rreth 1 mijë u gjykuan si anëtar të organizatës së ndaluar, si dhe 30 mijë, përfshirë mësues u pushuan nga postet e tyre. Rreth 1 mijë filma poashtu u ndaluan dhe dhjetëra gazetarë u përballen me dënime me burg.
– Komplotistët e grusht shtetit në vitin 2012 paraqiten në gjyq për herë të parë
Në vitin 1982, një kushtetutë e përgatitur nga komplotistët e grusht shtetit fitoi miratimin e 92 për qind në një referendum “të kontrolluar”. Ai përfshiu një paragraf që parandaloi gjykimin e komplotistëve për një jetë të tërë. Në një referendum të 12 shtatorit të vitit 2010, ajo pjesë u hoq nga kushtetuta duke i hapur rrugën një numri të ankesave penale kundër komplotistëve dhe atyre që kryen urdhra gjatë grusht shtetit.
Në vazhdën e saj, prokurorët e lartë në Ankara filluan një hetim penal ndaj Evrenit dhe ish-gjeneralit të forcave ajrore, Tahsin Şahinkaya. Të dy u sollën në gjykatë, me këtë duke u shënuar hera e parë që komplotistët e grusht shtetit u shhfaqën në një sallë gjyqi. Gjykimi i tyre filloi në vitin 2012 me Prokurorinë duke argumentuar se të dy kishin tentuar të “eliminojnë” kushtetutën turke dhe të rrëzonin Parlamentit.
Dy ish-gjeneralët nuk morën pjesë në proceset gjyqësore, për shkak të shëndetit të dobët dhe në vend të kësaj u shfaqën përmes video-lidhjes nga spitali. Evren u dënua me burgim të përtjetshëm më 18 qershor të vitit 2014 për rolin e tij në grusht shtet, por ndërroi jetë në maj të vitit 2015 në moshën 97-vjeçare. Şahinkaya ndërroi jetë dy muaj më vonë, në korrik.
Gjykata Penale nr. 10 e Ankarasë refuzoi gjykimin për grusht shtetin ushtarak të vitit 1980 pasi trupi gjykues dëgjoi shfaqësimin nga avokatët për dy të pandehurit e ndjerë dhe deklaratat nga ata të përfshirët në këtë çështje./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post