Sulmet e fundit të ushtrisë turke në veri të Sirisë kanë ndryshuar kahjen e ngjarjeve të atjeshhme deri në skajshmëri. Këto ndryshime në terren kanë ardhë sidomos pas kalimit të afatit të ultimatumit që iu dha Asadit t’i ndalë vrasjet e civilëve të pafajshëm, shkruan Gazeta Mejdani.
TRT Haber, sot ka transmetuar deklaratën e fundit të Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.
Sipas TRT Haber, në ditët e fundit Turqia ka bërë përparime të dukshme në terren dhe se ajo nuk do të ndalet deri në realizimin e gjithë asaj që është në të mirë të sirianëve.
Deri në këto momente, ushtria turke ka shkatërruar 103 tanke të ushtrisë siriane, ka rrëzuar 8 helikopterë dhe ka asgjësuar 72 pocizione topash dhe minahedhësh.
Përveç kësaj, shkruan TRT Haber, ushtria turke ka shkatërruar 3 sisteme të mborjtjes ajrore të Sirisë dhe ka neutralizuar 2212 ushtarë të regjimit të Asadit.
Sot në mëngjes ka rrëzuar edhe një aeroplan ushtarak të Sirisë./Gazeta Mejdani/