Në rendin e ditës botërore është shkatërrimi i forcave të regjimit të Esadit nga ushtria turke me dronë të armatosur.
Shtëpia mediatike “Bloomberg” me seli në ShBA, suksesin e dronëve të armatosur turq e pasqyroi me fjalët: “Ankaraja tregoi fuqinë e saj teknologjike”.
Në lajme, u tregua se një numër i paparë i avionëve lëvizin në mënyrë të koordinuar.
Raportohet se për herë të parë një vend ka menaxhuar një hapësirë të madhe ajrore duke përdorur një tufë me dronë.
“Dhjetëra aeroplanë të kontrolluar nga distanca goditën bazat siriane, depot kimike të luftës dhe dy avionë luftarakë Su-24”, thuhet në lajmin e Bloombergut.
Edhe “Zëri i Amerikës” (VoA) publikoi pamjet nga goditja e objektivave me saktësi të lartë nga dronët e armatosura turke.
Edhe gazeta britanike “The Guardian” dhe kanali televiziv francez “France 24” njoftuan se elementët e regjimit të Esadit u shkatërruan me dronë turq.
Televizioni shtetëror britanik BBC solli në rend të ditës goditjen që dronët e armatosur turq i dhanë regjimit të Esadit.
BBC-ja i kushtoi një vend të gjerë edhe lajmit të gazetës “The Guardian” me titull “Operacioni i Turqisë ndaloi vrullin e regjimit”.
Ndërkaq edhe politikanët e huaj bënë fjalë me lëvdata për suksesin e dronëve të paarmatosur dhe të armatosur të Turqisë.
Shkencëtari politik portugez dhe studiuesi në Institutin Hudson të ShBA-së, Bruno Maçaes foli me lëvdata për suksesin ushtarak të Turqisë në Siri.
Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter Bruno Maçaes shtroi pyetjen se “Si u bë Turqia superfuqi me dronë të armatosur?”, ndërsa për drejtorin teknik të kompanisë së industrisë së mbrojtjes “Baykar”, Selçuk Bayraktar tha se “Ai është njeriu që ndryshoi fatin e Lindjes së Mesme”.