Teherani dhe Pekini nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare që parashikon pjesëmarrjen e Iranit në projektin “Brezi dhe Rruga” të inicuar nga Kina, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili erdhi në Teheran për të zhvilluar bisedime zyrtare, u takua me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.
Në takim u nënshkrua marrëveshje 25-vjeçare midis dy vendeve, që parashikon bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Ende nuk janë ndarë detaje në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes që parashikon pjesëmarrjen e Iranit në projektin “Brezi dhe Rruga” të iniciuar nga Kina, që u aktiualizua për herë të parë gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Teheran në vitin 2016.
Yi, i cili ishte në Teheran me ftesë të homologut Zarif, gjithashtu u takua me Ali Larijani-n, këshilltarin e liderit suprem Ali Khamenei.