Me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë, kanë nisë të dalin edhe analizat e para mbi humbjet dhe përfitimet e shteteve të ndryshme. Përderisa e gjithë bota po preket nga kjo luftë kaq e rrezikshme, disa shtete mund të përfitojnë shumë në vitet në vijim.
Sipas Mustafë Bajramit, njohës i Lindjes së Mesme dhe Turqisë, lufta në Ukrainë mund t’i sjell Turqisë përfitime të mëdha, transmeton Gazeta Mejdani.
Ai thotë se Turqia, përtej humbjeve ekonomike që i pëson sikur shumë vende të tjera, për shkak të pozitës së saj strategjike, ajo mund të nxjerr përfitime në dhjetëra miliardë dollarë.
Fjala është për linjën e transportit të mallrave që vijnë në Kina dhe shkojnë drejt Evropës.
Bajrami thotë se “Korridori Verior” që është një nga linjat e transportit që lidh Azinë me Evropën, po bëhet gjithënjë e më shumë i pasigurt për shkak të Luftës Rusi-Ukrainë. Në anën tjetër, “Korridori Jugor” është më pak i preferuar për shkak të embargove kundër Iranit dhe konflikteve në Lindjen e Mesme. Bazuar në këtë, “Korridori i Mesëm” do të vitalizohet dhe do të sjell përfitime të mëdha.
Bajrami përmend një studim të bërë nga specialisti i ekonomisë pranë Qendrës së Analizës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, Orhan Bagirov, i cili ka thënë se potenciali i Korridorit të Mesëm është aq i madh sa vendeve nëpër të cilat kalon, do tu sjell përfitime të paimagjinueshme. Ndër vendet që më së shumti do të përfitojnë nga ky korridor, janë Turqia dhe Azerbejxhani.
Sipas Bajramit, edhe Valeri Çeçelashvili nga Qendra e Analizës dhe Strategjisë së Gjeorgjisë, ka bërë një studim në të cilin thotë se lufta në Ukrainë i ka dhënë një rëndësi të madhe Korridorit të Mesëm. Kalimi i ngarkesave që shkojnë prej Kine në Evropë dhe anasjelltas do të zhvendoset në këtë korridor e përfituesja më e madhe do të jetë Turqia.
Njohësi i Lindjes së Mesme dhe Turqisë, Mustafa Bajrami tregon gjithashtu se tregtia dhe transporti ndërmjet Azisë dhe Evropës kryhen përmes tre korridoreve kryesore. 1) “Korridori Verior” në të cilin ndodhet Rusia, 2) “Korridori i Jugut” që kalon përmes Iranit dhe 3) “Korridori i Mesëm” që kalon nëpërmes Turqisë. “Koridori Mesëm” është lindja tregtare-transportuese që niset nga Kina, kalon nëpërmes Detit Kaspik, pastaj në Azerbejxhan, Gjeorgji, Turqi, Bullgari, Serbi, Hungari, Sllovaki, Çeki, Gjermani, Belgjike, dhe nga andej, nëpërmes detit në Britaninë e Madhe. Kjo linjë, nga trafiku tregtar në vitin e kaluar ka kapur një shumë prej 600 miliardë dollarësh, ndërsa në vitin 2019 edhe 180 miliard dollarë më tepër. Pritet që ngritja e qendrave logjistike dhe zonave të tregtisë së lirë, veçanërisht në portet e Turkmenistanit, Kazakistanit dhe Azerbajxhanit, do të kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit trans-kaspik. Megjithatë, thotë ai, duke ditur se presionet ndaj Rusisë do të rriten dhe kjo mund të zvogëlojë rëndësinë e Korridorit Verior, vendet e rajonit do të detyrohen të kryejnë një sërë studimesh teknike që Korridori i Mesëm të zëvendësojë këtë linjë pa probleme.
Mustafë Bajrami shton se studimet e Orhan Bagirov, specialist i ekonomisë pranë Qendrës së Analizës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, tregojnë se Azerbajxhani dhe Turqia janë palët më të interesuara për “Korridorin e Mesëm”. Turqia ka marrë përsipër të ndihmojë dhe inkurajojë vendet e tjera për të zgjidhur problemet ekzistuese teknike me Korridorin e Mesëm. Ajo duhet të harmonizojë sistemet doganore dhe taksat dhe të rrisë përfitimin e këtij korridori.
“Gjithsesi, potenciali i “Korridorit të Mesëm” është i madh sepse të ardhurat nga tranziti do të rriten dukshëm. Përtej kësaj, prodhimi në Turqi do të inkurajohet dhe shpenzimet për eksport do të ulen. Rëndësia strategjike e “Korridorit të Mesëm” për Turqinë është edhe më significant kur dihet se nëpërmes saj kalojnë tubacionet kryesore të gazit dhe naftës që vijnë prej Azisë Qendrore dhe Vendeve të Gjirit e shkojnë drejtë Evropës”, ka thënë Bajrami./Gazeta Mejdani/