Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka thënë se presidenti duhet të jetë konsensual dhe kësisoj të ketë pranueshmëri të të gjitha partive.
Aliu tha në Kanal10 se në ndonjë rrethanë tjetër do duhet të bëhej me zgjedhje direkte nga qytetari nga populli por meqë Kosova nuk e ka ligjin në aspektin e zgjedhjes sigurisht që duhet të kaloj nëpër zyrat e të gjitha partive politike nëse është qellim që të zgjidhet një figurë e pranueshme për të gjitha partive politike që të ju shmangin zgjedhjet nëse janë të shmangshme ato.
Ky deklarim i Aliu vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit, se “presidenti kalon ka zyret e LDK-së”, moto kjo tashmë e njohur e nënkryetarit të LDK-së.
Aktualisht, në karrigen e presidentit është Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës, teksa partitë politike po kanë përplasje dhe mos-pajtime për personin që duhet të jetë në krye të shtetit.
Gjerë më tani pretendimet për këtë post ka shfaqur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk kanë vota për asnjë kandidat që vjen jashtë këtij subjekti politik.