Nga Partia Demokratike e Kosovës po kërkojnë që në balotazhin e së dieles ta përkrahin kadidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, madje PDK ju shkruan anëtarve të saj se i duhet ta votojnë Perparim Ramën, shkruan Kosova Post.
Por, sipas burimeve të Kosova Post, aktivistë dhe asambleistë të tërë nga PDK dega në Prishtinë nuk do t’i pergjgjen ftesës se PDK për ta votuar Ramen për kryetar të Prishtinës. Ka ditë të tëra që ata janë duke lobuar për Arben Vitinë e Vetëvendosjes.
Hiç më larg se mbrëmë, ata i kanë thënë Kosova Post-it se: “Ne si aktivista të hershëm të Partisë Demokratike, mbrëm e kemi përcjell programin ku Arben Vitia tregon sinqeritet dhe është njohës i mirë i problemeve në Prishtinë”. “Andaj” kanë thënë ata, “kemi besim se me zotëri Vitinë edhe programi i Partisë Demokratike do të ecë përpara”.
“Të hënën, ne, familjet tona dhe miq të shumtë tanë do të festojme se bashku me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë” kanë thënë njëzëri mbi 200 aktivistë të PDK-së në Prishitnë.
Ndryshe, Komuna e Prishtinë ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.