Kuvendi i Kosovës as në sencën e sotme nuk ia ka arritur të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, duke regjistruar dështimin e radhës në këtë orvatje.
Gjatë seancës së sotme u hodh në votim miratimit të Memorandum mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për programin e shkëmbimit akademik Fulbright, por e njejta nuk u ratifiku, pasi deputet e radhëve të PDK-së PDK-së, LDK-së dhe Lista Serbe nuk u përfshin në votim.
Pasi dështoi marrëveshja e parë ndërkombëtare, kryetari i Kuvendit vendosi të mos i hedh në votim fare edhe katër marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.
Kuvendi po vazhdon punimet, ku po mbahet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.