Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pasi pjestarë të xhandarmërisë serbe hynë në Kosovë.
Ai tha që kufiri në Ristovc duhet të jetë, për të mos lejuar hyrjen e xhandarmërisë serbe nëpër rrugët e Karaçevës se Epërme, shkruan Indeksonline.
“Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, u shpreh Haziri.