Përfaqësuesi Special i SHBA Brian Hook tha të dielën se konflikti i thellë midis shteteve të Gjirit Arabik ka vazhduar për shumë kohë dhe u bëri thirrje atyre vendeve të rivendosin besimin dhe unitetin.
Shtetet e Gjirit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe shteti jo-Gjirit, Egjipti, i ndërprenë lidhjet me Katarin në mesin e vitit 2017, për akuzat se vendi mbështet terrorizmin.
Doha mohon kategorikisht akuzat dhe deklaron se bllokada është një përpjekje për të ndikuar në sovranitetin e Katarit, raporton Reuters.
“Kjo mosmarrëveshje ka zgjatur shumë dhe në fund të fundit dëmton interesat tona të përbashkëta rajonale për stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë,” tha Hook në Doha, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Katarit Mohamed bin Abdulrahman Al Thani.
Në të njëjtën kohë, Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, priti në Doha Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mark Milley.
Zyra e Emiratit të Katarit tha se në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit strategjik Katar-SHBA, me një theks të veçantë në bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë.
Mes tyre u diskutu gjithashtu mbi çështjet rajonale dhe përpjekjet e përbashkëta për të vendosur paqen dhe stabilitetin në atë pjesë të botës.
Baza e Al-Udeid në Katar shërben për rreth 13,000 ushtarë amerikanë, dhe është një bazë e rëndësishme strategjike amerikane, e vendosur 30 kilometra në jugperëndim të Doha.
Ajo bazë ishte selia e komandës së forcave amerikane për operacionet kundër ISIL-it në Irak dhe Siri.