Mbrëmë është shënuar numër rekord i rasteve me COVID-19, ku janë konfirmuar 141 raste, nga to 5 janë nga Gjilani (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë).
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një konference të mbajtur sot për media, ka thënë se kanë marrë disa masa për parandalimin e përhajpjes së këtij virusi, shumica nga to kanë të bëjnë pikërisht me aktivitete biznesore.
“Obligohen kontrillat në objekte e gastronomisë, qendra tregtare, markete, shitore, të respektohen masat mbrojëtse
Hapësirat e kafiterive dhe marketeve duhet të shenjëzohen dhe të paraqesin në publik numër maksimal të klientëve të lejuar sipas metrave katrorë dhe obligohen të kenë pajisje për dezinfektim.
Të gjitha ata që ofrojnë shërbime, berberë kamarierë, apo ata që mbnajën kontakt me klientë të jenë më doreza dhe maska, kjo pikë e rekomandimit vleën pëer të githë, përfshirë edhe administratën komunale,
Tavolinat duhet të jenë në distancë prej 1.5 me dhe grumbulimi brenda lokaleve e subjekteve tjeta që lejon a pranon klient. Numri i tavolinave dhe karrigeve të jetë sipas numrit të lejuar
Qendrat tregtara, kafiteritë e restorantet duhet të paralëjërmojnë cdo 60 minuta klientët për masa mbrojtëse”, tha Haziri, transmeton Indeksonline.
I njëjti gjithashtu tha se edhe institucionet fetare, duhet të marrin masa konkrete për parandalim të grumbullimit gjatë shërbimeve, qofshin ceremony fetare, mortore a falje.
Po ashtu i pari i Gjilanit përsëriti se ndalohet tubimi i qytetarëve në ahengje e muzikë live.
“Dhe ne do të lejojmë shfryëzimin e hapësivae publike në mes pronarëve dhe Drejtorisë së Shërbime Publike që të krijojmë hapësitë pune.
Ne kemi 25 raste aktive të gjitha i dimë burimet, përveç 1 rast, po ky person është përfaqsues i Administratës Komunale dhe ka disa kontakte që ka pas me të në vetëiozolim dhe do t’i nënshtrohen testit.
Në 12 raste janë nën menaxhim dhe po punojmë, mos me leju lëvizje qarkullim dhe të respektohen masat e vetëizolimit.
Kemi të infektuar edhe në institucione shtetërore , e rasti i fundit e ka burimin nga Maqedonia, si pasojë e punës në pikën kufitare në Stanqiq, e që kjo pikë është mbyll për momentin. Por, të gjitha këto raste janë nën menaxhim”.
Haziri njoftoj se në 20 të këtij muaji hapet edhe pika e re në Muqibabë për qarkullim me Preshevën.