Marrëveshja më 16 mars të vitit 2016, premtoi udhëtim pa viza për qytetarët turq së bashku me mbështetje financiare, risistemim dhe rishikimin e Unionit Doganor
Bashkimi Evropian vazhdon të shpërfill marrëveshjen për refugjatët që e nënshkroi me Turqinë pothuajse 4 vjet më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja më 16 mars të vitit 2016, premtoi udhëtim pa viza për qytetarët turq së bashku me mbështetje financiare, risistemim dhe rishikimin e Unionit Doganor.
BE-ja deklaroi se “përmbushja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave do të përshpejtohet me qëllim të heqjes së kërkesave të vizave për qytetarët turq më së voni deri në fund të qershorit 2016. Turqia do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përmbushur kërkesat e mbetura”.
BE-ja renditi 72 kritere si kërkesë për Turqinë për të përmbushur dhe deri më tani vetëm gjashtë kritere mbeten për t’u përmbushur, njëra prej të cilave konsiderohet shumë e diskutueshme nga pala turke.
Sipas BE-së, Turqia duhet të rishikojë “legjislacionin dhe praktikat e saj mbi terrorizmin në përputhje me standardet evropiane” në mënyrë që të aprovohet liberalizimi i vizave për qytetarët turq.
Turqia pret që BE-ja të jetë më e butë në lidhje me këtë kriter, veçanërisht pas përpjekjes së grusht shtetit të mposhtur, më 15 korrik të vitit 2016.
Fondet e premtuara…
Përveç liberalizimit të vizave, BE-ja po ashtu premtoi 6 miliardë euro ndihmë financiare për qeverinë turke për të financuar projekte për refugjatët sirianë dhe Turqia u dakordua të ndihmojë për të ndaluar migrantët e parregullt të shkojnë në Evropë.
Të gjitha fondet duhej të transferoheshin deri në fund të vitit 2018, por Turqia deri më tani nuk ka pranuar as gjysmën e kësaj shume.
Turqia tashmë strehon gati 4 milionë migrantë nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër në botë, duke shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë (36 miliardë euro) për refugjatët.
Marrëveshja BE-Turqi gjithashtu premtoi se “procesi i pranimit do të ri-energjizohet me Kapitullin 33 të hapur gjatë Presidencës holandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe punën përgatitore për hapjen e kapitujve tjerë për të vazhduar me një ritëm të përshpejtuar”.
Procesi i pranimit të Turqisë në BE është afër bllokimit pasi nuk hapen kapituj të rinj që nga 30 qershori i vitit 2016. BE-ja gjithashtu përdori konfliktin në eksplorimin e energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor si një justifikim për të ndaluar bisedimet e nivelit të lartë.
Sipas të njëjtës marrëveshje, BE-ja premtoi “përmirësimin e Unionit Doganor”, megjithatë Brukseli vazhdon të jetë i gatshëm të përmbushë këtë premtim.
Sipas marrëveshjes së njëjtë, BE-ja premtoi “përmirësimin e Unionit Doganor”, megjithatë Brukseli vazhdon të mos tregojë dëshirë për përmbushjen e këtij premtimi.
Nuk është sekret se marrëveshja parandaloi humbjen e shumë jetëve, por gjithashtu uli ndjeshëm numrin e vendkalimeve në Detin Egje. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes, fluksi i migracionit në Evropë është ulur me 97 për qind.