Ditën e sotme është hedhur shorti për fazën paraeliminatore të Champions Leagues, ku do të marrë pjesë edhe skuadra që do shpallet kampione në Superligën e Kosovës.
Skuadra që do shpallet kampione në Kosovë, do të përballet në këtë fazë me skuadrën kampione në Andorrë, aty ku janë 4 skuadra që luftojnë për titullin, siç është Engordani, Santa Koloma, Inter Eskaldes dhe Sant Hulia.
Në finale kampionia e Kosovës do të gjejë fituesin e çiftit tjetër, ku luajnë dy skuadrat kampione të San Marinos dhe Irlandës së Veriut. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 8 gusht, ndërsa finalja është më 11 gusht.
Në Kosovë, kampionati ka hyrë në fazën finale, dhe skuadra që në fund fiton titullin, do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane. Drita dhe Ballkani janë favoritët kryesor për ta bërë një gjë të tillë.