Me ftesë të Iowa Sister State, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëtuar për në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku të mërkurën do ta nënshkruajë binjakëzimin me qytetin kryesor të Iowas, Sioux City, përkatësisht me kryetarin Bob Scott.
Kryetari Haziri ka shprehur gëzimin që do ta nënshkruajë binjakëzimin me këtë qytet të Shteteve të Bashkuara, përmes të cilit partneriteti do të zhvillohet në tri fusha kryesore.
“Në parim, partneriteti i Gjilanit është miratuar kohë më parë me qytetin kryesor të Iowas, Sioux City, pasi këtë e kishte paralajmëruar edhe kryetari Scott. Nga ky partneritet, bujqësia, agrobiznesi dhe agroindustria, janë fushat që do të përfitojnë, sikurse edhe studentët e nxënësit e shkollës së Bujqësisë, Fakulteti i Bujqësisë, Instituti i Bujqësisë dhe rinia, përmes një programi për shkëmbim”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Ndryshe, marrëveshja e partneritetit mes Gjilanit dhe Sioux Cityn ështe vendosur vitin e kaluar pas vizitës të drejtoreshës ekzekutive të Iowas Sister State, Kassi Baliey, derisa formalizimi i këtij parneriteti do të bëhet të mërkurën./Gazeta Mejdani/