Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar lidhur me mundësinë që emri i tij të propozohet për President të Kosovës nga radhët e kësaj partie.
Ai mohoi se do t’i mësyjë postit të Presidentit, duke u shprehur shumë i prerë për këtë çështje.
“Jo, nuk do të jem”, tha Haziri në T7.
Madje ai tha se në muajin gusht kur po mbaheshin zgjedhjet e brendshme të LDK-së, atij i ishte lakuar emri për kryetar partie dhe tash po lakohen emra të ndryshëm.
Sipas tij një gjë e tillë ka filluar të bëhet e mërzitshme.
“Në gusht mu lakua emri për kryetar të LDK-së. Tashmë po bëhet e mërzitshme kjo punë”, shtoi Haziri./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post