Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka mbajtur tubime në lagjen Arbëria në Gjilan dhe në fshatin Malishevë.
Albin Kurti, kandidati për kryeministër në këtë subjekt, ka shpjeguar para qytetarëve atje programin qeverisës.
“Kurrë më nuk do të kemi pushtet që sillet si prona i republikës dhe popullin e vet e ndan si argat e armiq. Më së shumti duhet t’u shërbejmë atyre që kanë nevojat më të mëdha”, tha Kurti.
Sipas një postimi në Facebook të VV-së thuhet se bashkë me Kurtin ishin edhe kandidatët për deputet nga Gjilani, Alban Hyseni e Arbëreshë Kryeziu, Labinota Demi, Shemsi Syla, Nevzad Isufi, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Sami Kurteshi të cilët mbajtën fjalët e tyre lagjen e Artanës dhe në fshatin Malishevë.
Discussion about this post