Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, akuzoi të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen për të vënë në sherr Rusinë me Kinën.
Në një artikull për një reviste ruse, shefi i diplomacisë ruse tërheq vëmendjen se abuzimi i sanksioneve dhe i statusit të dollarit janë bërë “rregull” në ekonomi.
Duke argumentuar se SHBA-ja është duke bërë përpjekje intensive për të përdorur aleatët e saj kundër Rusisë, Lavrovi nënvizon se administrata e Uashingtonit po tenton me kokëfortësi që të mobilizojë partnerët e saj për të krijuar ndarje mes Rusisë e Kinës.
“SHBA, e cila dëshiron të prishë dhe minojë marrëdhëniet shumëpalëshe dhe strukturat e integrimit rajonal që zhvillohen jashtë kontrollit të saj në rajonet e Euroazisë dhe Azipaqësorit, nuk e fsheh aspiratën e saj për të futur në sherr Moskën dhe Pekinin”, shkruan ai mes rreshtave të artikullit.
Pasi vë në pah se Uashingtoni ka vënë në rrezik të gjitha marrëveshjet në fushën e kontrollit të raketave bërthamore duke u tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), Lavrovi potencon gjithashtu se SHBA-ja ka filluar edhe aktivitetet për të vendosur armë në hapësirë.
Discussion about this post