Ambasadori i dikurshëm amerikan në Serbi, Cameron Munter, aktualisht president i Institutit “Perëndim-Lindje” mbështet idenë që në dialogun për Kosovën të përfshihen më shumë aktorë dhe që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Cunter ka thënë se në fillim të vitit 2020 pritet mundësi të reja, po ashtu ekip i ri do të formohet në Bruksel, Kosovë dhe Serbi.
“Në fillim të vitit të ardhshëm do të jenë mundësi të reja, ekipi i ri në Bruksel, ekipi i ri në Kosovë, kuptohet, qeveria serbe dhe opozita serbe të gjithë të marrin pjesë”, i ka deklaruar Cunter TV N1.
Po ashtu Cunter ka thënë se dëshiron që qeveria e re Kosovës të ketë vullnet për ta zgjidhur problemin e taksës, ndërsa serbët të ndalin fushatën kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës.
Ai tha se nga kontaktet me njerëz në rajon ka parë dëshirën që që problemet të zgjidhen, po ashtu mbështet idenë që Serbia ta njeh Kosovën.
“Si një diplomat amerikan, unë mbështesë idenë që Serbia ta njohë Kosovën dhe që Kosova e Serbia të punojnë bashkë dhe të zgjidhin problemet që kanë”, u shpreh Munter.
Discussion about this post