Më 19 korrik do të zhvillohet takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
E, ky është takimi i dytë i cili pritet të zhvillohet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.
Meida për këtë takim dhe temat se cilat pritet të diskutohen ka kërkuar përgjigje edhe në Qeverinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditura të gjitha temat që pritet të diskutohen në takim.
Siaps tij temë kryesore do të jenë të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë.
“Temë e këtij takimi do të jenë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit. Ajo për neve mbetet temë me prioritet dhe urgjencë”, ka thënë Kryeziu.
Ai po ashtu ka treguar se në takimin e Brukselit pritet të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit Kurti nga takimi i mëparshëm.
“Presim që në këtë takim të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit e Kurti nga takimi i mëparshëm. Po ashtu do të diskutohet në lidhje me agjendën e ardhshme të kapitullit të ri të dialogut për çka do të shohim nëse do të arrihet një pajtushmëri”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu.
Katër propozimet e Kurtit për Vuçiqin nga takimi i kaluar kanë qenë:
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avanojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.about:blank
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 po dialogojnë për të arritur tek një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët që parasheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.