Sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Krejt këto dy takime do të ndodhin pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ku i pranishëm do të jetë i edhe i pari i Amerikës, Donald Trump.
Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vucicin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 po ashtu me kohën lokale.
Vlen të përmendet se para këtij takimi Trump do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin.