Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër e cila është më e madhja e këtij lloji në Ballkan, sot ka hapur e saj për të nisur vitin e ri shkollor 2019 – 2020. Kjo shkollë mbarëkombëtare po pret në gjiun e saj nxënës jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trevat e tjera shqiptare, shkruan Gazeta Mejdani.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, nxënësve u uruan mirëseardhjen Kryetari i Shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj, Myftiu i Qarkut Shkodër, Muhamed ef. Sytari si dhe drejtues tjerë të institucionit.
Për më tepër, Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” është themeluar në dhjetorin e vitit 1991. Fillimisht ishte hapur si shkollë e bashkuar, 8 vjeçare dhe e mesme e përgjithshme.
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” trashëgon traditën e mrekullueshme të medreseve të hershme të Shkodrës dhe mban emrin e njërit prej personaliteteve më të kompletuara të hoxhallarëve shkodranë.
Haxhi Hasan Alija (Sheh Shamia) ka qenë njeri i ditur, zotërues i disa gjuhëve të huaja, hoxhë, figurë e njohur kombëtare dhe kontribuues i pashoq në shumë rrafshe të jetës së shqiptarëve të asaj treve.
Shkolla në të gjithë veprimtarinë e saj respekton liritë dhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës të Drejtave të Fëmijëve (OKB)-sё.Shkolla ushqen tek nxënësit ndjenjën e atdhedashurisë, patriotizmit, harmonisë sociale dhe vlerat morale./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post