Takimi dyditor i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm të anëtarëve të NATO-s, mbajtur nê Berlinit më 15 Maj 2022, i paraprinë samitit të NATO, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), me fokus tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, Ballkanit si dhe konceptin e ri strategjik të NATO-s.
Shkruan: Prof. dr. Bahri Gashi
Procedimi dhe miratimi i Konceptit Strategjik të NATO-s në Qershor – 2022, është dëshmi e vendosmërisë së aleatëve të NATO-s për të ruajtur paqen dhe për të mbrojtur njerëzit, duke garantuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive si detyrë thelbësore të NATO-s. Ky dokument njëkohësisht, ripohon përkushtimin e Aleancës për menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese brenda kontekstit të mjedisit strategjik, pëgjatë sfidave të vitit 2020 dhe objektivat 2030 dhe më tej.
Koncepti i ri Strategjik 2022 është një vizion politiko-strategjik. Si i tillë nuk është thjesht një koncept statik ushtarak-strategjik, megjithatë ky vizion duhet të bazohet në fuqinë efektive ushtarake. Prandaj, fokusi i tij primar është në identifikimin e parimeve, parametrave dhe udhëzimeve të nevojshme për zhvillimin e politikave të duhura, planifikimin strategjik-operativ, strukturën e forcës dhe aftësitë.
Ky Koncept i ri Strategjik përfshin përmirësimin e ndarjes së barrës transatlantike dhe krijimin deri në vitin 2030 të një aleance më të ekuilibruar, në të cilën aleatët evropianë prodhojnë mjaftueshëm aftësi dhe mundësojnë që ata të marrin më shumë përgjegjësi së bashku me Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen kolektive dhe si reagues të parë të besueshëm në këtë rast të krizave dhe emergjencave.
Koncepti Strategjik 2022 ngrihet mbi Axhendën e NATO-s 2030, me synim të bëj Aleancën edhe më efektive dhe më efikase, me kohezion më të madh politik; gatishmëri të përmirësuar; aftësi dhe kapacitete efektive të forcave të armatosura ushtarake – aleate; duke rritur elasticitetin; ndarje të barabartë të barrës; duke përforcuar marrëdhëniet NATO-BE, duke i forcuar partneritetet në funksion të tyre. Zotimi për një gatishmëri më të mirë të NATO-s për të përmbushur kërcënimet që paraqesin zhvillimet shkatërruese të teknologjive si për funksionimin e shoqërive tona të hapura demokratike dhe për një hapsirë hibride (luftarake), është gjithashtu thelbësore për Konceptin Strategjik 2022.
Një ndër parimet themelore të identifikimit në Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, është aftësia për mbrojtje të vlerave demokratike të NATO-s, duke e vendosur si të parën ndër pesë elementet thelbësorë të Konceptin të ri Strategjik.
Agresioni dinak ushtarak i ushtrisë ruse në Ukrainë dhe kërcënimet serioze jasht saj, janë një shqetësim urgjent dhe serioz për aleatët e NATO-s – siç u bë e qartë nga Ministrat e Jashtëm të NATO-s në Berlin. Poashtu ana tjetër, përcaktimi i një strategjie të përbashkët për Kinën do të jetë një nga detyrat kryesore për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s.
Koncepti i ri Strategjik i NATO-s është një dokument i rëndësishëm për Aleancën. Ky dokument riafirmon vlerat dhe qëllimin e NATO-s, njëkohësisht ofron një vlerësim real e kolektiv të mjedisit të sigurisë. Ky koncept, gjithashtu orienton përshtatjen strategjike të NATO-s, duke udhëheqë zhvillimin e saj politik dhe ushtarak në të ardhmen.
Koncepti Strategjik rishikohet dhe përditësohet rregullisht, duke iu përshtatur mjedesit të sigurisë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ai është përditësuar afërsisht çdo 10 vjet për të marrë parasysh ndryshimet në mjedisin global të sigurisë dhe për t’u siguruar që Aleanca është e përgatitur për tu përballur me çdo sfidë kritike aktuale dhe në të ardhmen.
Kontributi shteteve për Konceptin e ri Strategjik i NATO-s në Samitin e NATO-s në Madrid në datat (29-30 qershor 2022) është i pazëvendësueshëm.Krerët e Shteteve dhe Qeverive do të miratojë Konceptin e ardhshëm Strategjik të NATO-s, nga i cili buron përcakimi dhe drejtimi i përgjithshëm i Aleancës, njëkohësisht është dokumenti më i lartë strategjik i NATO-s, rrjedhimisht, i listuar i dyti për nga rëndësia në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
Rol të rëndësishëm ka Asambleja Parlamentare e NATO-s (NATO – AP), e cila kontribuoi aktivisht me pikëpamjet e veta gjatë fazës së konsultimeve të zhvillimit të konceptit të ri, duke ndarë perspektivat e ligjvënësëve – shteteve aleate mbi prioritetet për adaptim të NATO-s.
Më 22 shkurt 2022, Komiteti i Përhershëm, si organi qeverisës AP të NATO-së, miratoi grupin e rekomandimeve, me autor presidenti Gerald E. Connolly (Shtetet e Bashkuara), duke i dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku Presidenti Connolly do të përfaqësojë Kuvendin në Samitin e Madridit.
Tani bota ka ndryshuar rrënjësisht në dekadën e fundit dhe konkurrenca e mjedisit strategjik është në rritje, kështu që ka ardhur koha për të rinovuar Konceptin Strategjik. Koncepti i fundit strategjik u miratua në Samitin e Lisbonës në vitin 2010; një i ri do të ndërtohet mbi elementet e Konceptit të vitit 2010 që janë ende relevante.
NATO do të miratojë Konceptin e ri Strategjik në Samitin e 2022 të Madridit, Spanjë në datat – 28, 29 dhe 30 qershor 2022. NATO do të përcaktojë sfidat e sigurisë me të cilat përballet Aleanca dhe të përshkruajë detyrat politike dhe ushtarake që NATO do të kryejë për trajtimin e tyre.
Duke e parë samitin e NATO-s, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), fokusi duhet të bie te Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe miratimi i konceptit strategjik të NATO dhe faza e re e zgjerimit të NATO-s.
NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera demokratike, si një kontribut i sigurisë dhe Paqes së Evropës në tërësi.
Me një mbështjete intenzive nga ShBA-t, përkitazi për Ballkanin Perëndimor NATO – ja, duhet të zgjeroj perimetrin e sigurisë duke përfshi Kosovën me procedurë të përshpejtuar drejt NATO-s për të gatantuar tri nga liritë themelore të saj; ruajtjen e paqes; mbrojtjen e njerëzve dhe mbrojten e vlerave demokratike.
Shënim:
(Autori është doktor shkence, ligjërues dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)