Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka urdhëruar përdorim të naftës nga rezervat e Amerikës, si përpjekje për të ulur kostot e larta të karburantit.
Leja për përdorim të deri në 180 milionë fuçive nafte për gjashtë muaj është vendimi më i madhi që nga krijimi i rezervës në vitin 1974, shkruan BBC.
Çmimet e naftës ranë pas raportimeve për këtë lëvizje, e cila synon të lehtësojë një krizë të furnizimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Por lëshimi – prej rreth 1 milion fuçi në ditë – nuk ka gjasa të zgjidhë plotësisht krizën e energjisë, thonë analistët.
Biden premtoi veprime të mëtejshme për të rritur prodhimin e ShBA-së, duke thënë se lëshimi do të “shërbente si [një] urë deri në fund të vitit kur prodhimi vendas të rritet”.
Ai bëri thirrje që kompanitë të paguajnë ekstra nëse zgjedhin të mos përdorin puset e naftës në tokën që marrin me qira nga qeveria, si dhe investimet për të përshpejtuar adoptimin e burimeve më të gjelbra të energjisë.