(Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Presidenti Joe Biden ka dënuar Rusinë për “sulm të provokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës, ndërsa ka premtuar se vendi i tij dhe aleatët e saj “do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për pasojat”.
“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha ai.