Ambasada të huaja në Ukrainë i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen me urgjencë nga Kievi.
Diplomacitë ndërkombëtare kanë këshilluar shtetasit e tyre, përfshirë studentët, të largohen me shpejtësi sot nga Kievi.
“Mundësisht me trena të disponoheshim ose me çdo mjet tjetër…”.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një kolonë me automjete ushtarake ruse është drejtuar për në Kiev. Kolona vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN të martën herët duke cituar imazhe satelitore.
Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë.
Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Prybirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit.
Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, tha më 1 mars shërbimi shtetëror i informacionit të vendit.