A do të ketë luftë në Ukrainë? I vetmi njeri që mund ta dijë me siguri këtë është Vladimir Putin. Presidenti rus ka urdhëruar grumbullimin e trupave ruse në kufi më Ukrainën. Vendimi përfundimtar nëse do ta pushtojë apo jo vendin fqinj, do të jetë vetëm i tij. Por si do të vendosë Putin?
Shkruan: Gideon Rachman /Financial Times/
Kjo varet nga versioni i liderit rus që zgjidhni të besoni:Një“Putin Racional”apo një“Vlad tëÇmendur”.Shumica e politikë–bërësve perëndimorë besojnë tek“Putini Racional” Ata argumentojnë se pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet, lideri rus është i njohur për sjelljet dhe taktikat e tij.
Ai është i pamëshirshëm dhe pa asnjë grimë morali. Por ai është gjithashtu mendjemprehtë dhe kalkulator. Ai vërtet rrezikon në disa gjëra, por nuk është i çmendur. Por ndërkohë ka edhe analistë të tjerë, që druhen se udhëheqësi rus po kthehet në “Vladin e Çmendur”.
Ata mendojnë se Putini është në pushtet për një kohë të gjatë, ndaj po bëhet gjithnjë e më i jashtëzakonshëm dhe paranojak. Izolimi i tij gjatë pandemisë së Covid-19, i ka përkeqësuar gjërat. Dhe aktualisht, Putin po dëgjon një rreth të rrezikshëm dhe të vogël këshilltarësh nacionalistë.
Si dëshmi të asaj se “Putini Racional” është shndërruar në “Vladin e Çmendur”,është prirja e fundit e liderit rus për botimin e eseve të gjata me frymë nacionaliste mbi historinë dhe kulturën. Në korrikun e vitit të kaluar, ai shkroi një artikull të gjatë me titull “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, duke e cilësuar pavarësinë e Ukrainës si një lajthitje historike.
Po vitin e kaluar, Putin botoi një ese të gjatë mbi origjinën e Luftës së Dytë Botërore, duke pretenduar se Britania dhe Franca,e kishin inkurajuar qëllimisht Gjermaninë naziste që të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Këto mendime pasionante,tregojnë se udhëheqësi rus mund të drejtohet gjithnjë e më shumë nga emocionet dhe teoritë e çuditshme konspirative.
Diplomacia perëndimore në lidhje me Ukrainën, është ende e krijuar në mënyrë të atillë për të negociuar me një“Putin Racional”. Presidenti francez Emmanuel Macron, do të shkojë këtë javë në Moskë,në një përpjekje për të zbutur Putinin dhe për të arritur një marrëveshje.
Si SHBA-ja, po ashtu edhe evropianët po ndjekin një politikë, e cila mund të përshkruhet si “frenim plus gjetja e një rrugëdaljeje nga situata”. Synimi është t’i tregojmë Putinit se kostoja e një sulmi ndaj Ukrainës do të jetë shumë i lartë. Ushtria ruse do të pësojë shumë viktima, ekonomia ruse do të goditej nga sanksionet e forta, dhe kombi rus do të jetë gjithnjë e më i izoluar.
Duke qenë përballë kësaj perspektive jo tërheqëse, Perëndimi po përpiqet që t’i ofrojë Putinit disaopsione diplomatike, të cilat nga njëra anë i japin atij statusin e fuqisë së madhe, dhe nga ana tjetër mundësinë për të nisur bisedime të gjera mbi sigurinë e Evropës.
Shpresat se Putin mund të bëjë një llogaritje të arsyeshme për t’u larguar nga konflikti, janë rritur për shkak të disa prej deklaratave të tij të fundit për mediat. Sugjerimi i tij se SHBA-ja po përpiqet qëllimisht që ta tërheqë Rusinë në një luftë, mund të shihet si përgatitje e terrenit për një tërheqje.
Tek e fundit:Pse duhet të shkohet në luftë, nëse kjo është ajo që dëshiron armiku juaj?Por supozimi dominues në SHBA, është se lufta ka më shumë gjasa të ndodhë sesa të mos ndodhë. Kjo pikëpamje nuk bazohet në atë që po thotë, por në atë që po bën Putin.
Gjatë 2 javëve të fundit, amerikanët kanë parë përshkallëzimin e grumbullimit të trupave ruse në kufi. Ata janë veçanërisht të shqetësuar nga një përqendrim i ri i forcave në Bjellorusi,vetëm 2 orë larg me makinë në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, po e lejon Moskën ta përdorë vendin e tij si bazë për një pushtim të mundshëm. Ndërkohë, rusët po kryejnë të gjitha përgatitjet logjistike që do të nevojiteshin për një luftë. Analistët ushtarakë mendojnë se nëse urdhërohen, forcat ruse mund të rrethojnë apo edhe pushtojnë shumë shpejt Kievin.
Por ata që besojnë tek “Putini Racional”, argumentojnë se udhëheqësi rus e di se një pushtim në shkallë të plotë i Ukrainës do të ishte marrëzi. Ata mendojnë se Putini ka më shumë gjasa të ndërmarrë veprime të kufizuara ushtarake, ndoshta vetëm në Ukrainën Lindore, ku po zhvillohet tashmë një konflikt i nivelit të ulët midis ushtrisë ukrainase dhe forcave pro-ruse.
Një ofensivë e kufizuar, që synon “të përgjakë hundën” ukrainasve, mund ta përçajë në vend se ta bashkojë Perëndimin, ndërsa aleatët do të grinden mbi përgjigjen ndaj Moskës. Qeveria ukrainase mund të destabilizohet dhe mund të bjerë. Dhe Rusia do të ruante opsionin e njohjes së pjesëve të Ukrainës Lindore si republika të veçanta. Të gjitha këto lëvizje mund të klasifikohen si të rrezikshme, por racionale. Por nëse është“Vladi i Çmendur”, ai që po drejton tani lojën, ka të ngjarë që Rusia të ndërmarrë veprime shumë më radikale.
Po sikur Putin ta besojë vërtet propagandën e tij? Një besim i apasionuar tek “uniteti i rusëve dhe ukrainasve” - i kombinuar me besimin paranojak se Amerika po manipulon ngjarjet në Ukrainë – mund ta bëjë udhëheqësin rus të nënvlerësojë në mënyrë të rrezikshme realitetin e nacionalizmit ukrainas.
Rrjedhimisht, Putin mund të mos e kuptojë plotësisht shkallën e rezistencës që do të hasnin forcat ruse, nëse përpiqen ta pushtojnë apo dhe nëse e pushtojnë Ukrainën. Skenari i funditështë se “Putini Racional” mund të pretendojë të jetë “Vladi i Çmendur”.
Ishte Richard Nixon ai që foli i pari për “teorinë e të çmendurit”, kur presidenti amerikan u tha ndihmësve se mund të ishte shumë e dobishme nëse armiqtë e Amerikës mendonin se ai ishte aq shumë i çmendur sa të përdorte armët bërthamore.
Thuhet se Putin po planifikon në javët e ardhshme stërvitje të profilit të lartë me armët bërthamore, një akt që do të ishte një lëvizje direkte e marrën nga manuali i lojërave të “të çmendurit”. Por kufiri midis të vepruarit si i çmendur dhe të qenit realisht i çmendur është shumë i hollë.