Ditëve të fundit dëgjuam për suksese të ndryshme të shqiptarëve dhe shqiptareve nëpër botë. Dikush në arsim, tjetri në sport, dikush në art e të tjerët në muzikë, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, përderisa Dua Lipa mahniti botën me fjalimin e saj para titanëve të artit botëror, profesori universitar Nijazi Halili, i njohur me shkrimet dhe qasjet e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare u anëtarësua në Akademinë e Shkencave në New York
E ky është një lajm e mirë për komunitetin shqiptar në Amerikë, dhe jo vetëm.
“Një lajm i mirë për mua dhe gjithë komunitetin shqiptar! Sot zyrtarisht anëtar i ri i Akademisë së Shkencave të Nju Jork në SHBA. Një falënderim nga zemra për mbështetje nga Ambasadorja për promovim të punës në Akademi znj. Arbana Pasholli, e cila më dha mbështetje dhe më ndihmoj në procedurat e anëtarësimit tim në Akademi e Shkencave në Nju Jork, US.”, ka thënë Prof. Dr. Nijazi Halili.