Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 14 shkurtit, largimet nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) nuk kanë të ndalur.
Pas dorëheqjes së kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, tani pjesë e AAK-së, nuk do të jetë as Prof. Dr. Nijazi Halili, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Art me seli në New York.
Kohë më parë këtë e ka bërë të ditur vetë Halili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, deklaroi Halili.
Profesori ishte bërë pjesë e AAK-së, në vitin 2019.
Postimi i plotë
Njoftim
Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ferizaj, 25.03.2021
Me respekt
Nijazi Halili