Në SHBA është shënuar rekordi i tmerrshëm prej 2,000 të vdekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve, duke u bërë kështu shteti i parë në botë me këtë numër viktimash gjatë një dite.
Të dhënat tregojnë se gjatë ditës së djeshme, në mbarë Shtete e Bashkuara kanë vdekur 2,028 njerëz, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në afro 19 mijë, transmeton Telegrafi.
Derisa të gjithë janë të shqetësuar me numrin e vdekjeve, numri i të infektuarve ka kaluar në mbi gjysmë milionë, që ishte një rritje e dukshme e ditëve të fundit.
Me këtë rritje, SHBA-të janë në drejtim që të bëhen shteti me më së shumti fatalitete si pasojë e pandemisë, pasi që numri i të vdekurve me shpejtësi po e kaloi numri e 18,849 të vdekurve në Itali. Vetëm brenda disa ditësh, ka arritur ta kalojë numrin e të vdekurve në Spanjë, që ishte 16,081.
Sa i përket vdekjeve në mbarë botën, deri më tani mbi 100 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.