Detaje të reja kanë dalë në dritë pas sulmit me dron ndaj kryeministrit të Irakut, Mustafa Al Kadhimi. Në rrjetet sociale kanë dalë fotot e dronit të përdorur kundër tij, të cilit i ishin montuar dy predha. Njëra prej tyre u lëshua dhe shpërtheu, kurse tjetra jo.
Siç shihet edhe në foto, behët fjalë për një dron normal, të cilit i ishin montuar në trup dy predha të bëra në manyrë artizanale. Shpërthimi shkaktoi plagosjen e 10 personave, dhe për fat të mirë asnjë të vdekur.
Kryeminsitri nuk pati asnjë pasojë nga sulmi.
Menjëherë pas sulmit, Kryeministri dha një mesazh televiziv.
“Banesa ime u sulmua, por falë Zotit jam mirë me shëndet. Forcat tuaja të sigurisë dhe ushtrisë po punojnë për stabilitetin dhe mbrojtjen e Irakut. Sulmet me raketa dhe dronë nuk ndërtojnë atdheun dhe nuk ndërtojnë të ardhmen. Ne punojmë për të ndërtuar vendin tonë nëpërmjet respektimit të shtetit dhe institucioneve të tij dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë irakianët”, tha Kryeministri al-Kadhimi.
Sulmi përshkallëzon më tej tensionet e shkaktuara nga refuzimi i milicive të mbështetura nga Irani për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm për autorësinë e sulmit. Ndërkohë, kryeqyteti Bagdad u gdhi sot nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të sigurisë.
Sulmi u krye në një periudhë përplasjesh mes forcave të sigurisë dhe milicive shiite pro-iraniane, mbështetësit e të cilëve kanë qëndruar jashtë Zonës së Gjelbër për gati një muaj pasi ata refuzuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Irak, në të cilat humbën rreth dy të tretat e deputetëve të tyre. /abcnews..al