Kompania turke “Harp Arge”, tashmë një faktor i rëndësishëm në hartimin e një sistemi të kontrollit të sulmit me dronë, ka zhvilluar “Mburojën Antidron”
“Harp Arge”, prodhuese e armës parë turke për neutralizimin e dronëve armiq, ka zhvilluar gjithashtu një armë elektromagnetike, e quajtur “ES-60”, me rreze deri në 3 km dhe peshë 2,5 kg.
Arma elektromagnetike është në formë pushke dhe me ndihmën e sistemeve të antenave dhe pajisjeve optike, neutralizon në mënyrë efektive dronët deri në 3 kilometra.
Ajo ka zhvilluar gjithashtu një numër aksesorësh përcjellës duke prodhuar kështu edhe mburojën për mbrojtje të përgjithshme nga dronët të quajtur “ES-240”.
Mburoja instalohet në mënyrë fikse në tokë dhe në rreze prej 2 kilometrash është e paarritshme për dronët. Të gjitha pajisjet e mburojës janë të prodhimit vendas turk.
Kjo mburojë e sofistikuar mund të montohet edhe në automjetet ushtarake, kurse në të ardhmen do të përdoret për të neutralizuar sulmet me dron-bombë apo “dron kamikaz”.
Mburoja kombëtare Antidron është e përshtatshme edhe për lidhjen me radarët turq të dronëve të prodhuar më parë.
Forcat turke të sigurisë e kanë testuar tashmë armën e zhvilluar së fundmi dhe produkti ka marrë vlerësimin më të lartë. / AA