Qemajl Mustafa sërish i bënë thirrje qytetarëve të Gjianit ta votojnë Alban Hysenin e Vetëvendosjes. Me këtë, thotë ai, duke e larguar Lutfi Hazirin, PDK e Gjilanit do të fillojë rikthimin i fuqishëm në Gjilan, transmeton Gazeta Mejdani.
Shkrimi i kompletuar i ish të parit të Gjilanit:
Momente zgjedhore në Gjilan
PDK e Gjilanit e ka rastin historik me e nisë furishëm dhe qëndrueshëm rikthimin e saj.
Qysh mund të bëhet kjo?
Kjo punë bëhet duke i këputur të gjitha lidhjet e interesit të cilat i kanë disa “aktivistë” të saj me LDK-në dhe me Lutfi Hazirin. Kjo duhet të bëhet tash dhe pa vonesë.
E qysh me e bë këputjen e këtyre lidhjeve?
Është shumë e thjeshtë. Duke e votue masivisht ndryshimin në Gjilan me datën 14 Nëntor dhe duke marrë përgjegjësi në qeverisjen e ardhëshme të re. E kjo do të thotë, duke e que përfundimisht Lutfi Hazirin në shpi e LDK-në në opozitë.
E pastaj, dega e PDK, (paralelisht, duke i ushtruar përgjegjësitë në qeverisje), duhet me e ndreqë vehten e saj nga brenda por kjo nuk ndodhë asësesi pa u shkurorëzue kjo degë nga ndikimet e fuqishme të LDK-së brenda saj.
E njëjta gjë vlenë edhe për AAK në Gjilan, si njëra nga partitë me jetëgjatësi më të madhe dhe me një relevancë të konsiderueshme të cilën e kishte deri para hyrjes në koalicion me LDK. Siç po duket nga këto 8 vitet e fundit, kush koketon me të, qoftë hapur apo në prapaskenë, e ka fatin e keq?!.
Pra, PDK dhe AAK, mos pritni por, reflektoni menjëherë!
Kështu do të duhej të vepronte edhe AKR, VATRA, PD e ndonjë listë tjetër. Ruajtja e autonomisë, e integritetit dhe e dinjitetit politik e publik është parakushti i parë për krijimin e identitrtit të një subjekti. Krejtë tjetra është surrogat e mjegullnajë që krijon paqartësi para publikut dhe çon në tkurrje të përhershme të këtyre organizatave e iniciativave çfarë edhe po ju ndodhë në vazhdimësi!.