Sot në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen 15 mijë e 482 fletëvotime.
Prej tyre janë 12 mijë e 960 fletëvotime me kusht, kurse 2 mijë e 522 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.
Ai ka thënë se sot pritet të numërohen këto vota teksa të mërkurën pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.
“Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai.