Joe Biden është president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai kishte mposhtur në një garë të ngushtë dhe mjaft të diskutuar presidentin, Donald Trump, i cili edhe sot e asaj dite nuk i ka pranuar rezultatet zgjedhore për president.
Demokrati përmes rrjeteve sociale ka treguar se përse i kishte hyrë garës zgjedhore për të parin e shtetit amerikan në vitin 2020.
“Për t’ia rikthyer shpirtin dhe dinjitetin vendit tonë. Për të rindërtuar ekonominë tonë dhe për ta ndihmuar bashkimin e vendit tonë. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë”, ka shkruar 78-vjeçari në Twitter.
Ndryshe, Biden kishte fituar zgjedhjet në saje të 306 votave elektorale gjersa Trump kishte marrë 232 sosh.