Ditën e djeshme në Kosovë kemi pasur zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje kemi pasur befasi nga të gjitha partitë politike.
E një ndër ‘befasitë’ ka qenë edhe humbja e Bekim Jasharit në Skenderaj nga PDK-ja.
Pas fitores së PDK-së në këtë komunë pati reagime të shumta në Kosovë.
Edhe vet Bekim Jashari ka reaguar i cili ka thënë se ‘treni bullgar’ ka fituar në Skenderaj, duke shtuar se atje janë bërë keqpërdorime të mëdha gjatë numrit të votave.
E për këto zgjedhje ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.
Ai thotë se në Skenderaj fituan kumarët e Ilijes, dhe milionat e krimit të organizuar.
Më poshtë postimi i plotë:
Fiton paraja, fitojnë milionat e krimit të organizuar dhe kumarët e Ilijes të Skenderajt
Bekim Jashari në Skenderaj, u mund nga paratë e korrupsionit e privatizimeve dhe zgjedhjet i fituan milionat e Ministrisë së Bujqësisë, milionat e fshehur nëpër kashtat e fermave.
Fitues i zgjedhjeve lokale në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri janë propoganda, falanga me analista të paguar që benin propogandë, etiketonin 24 orë pa ndërpre kundër të gjithë të tjerve.
Oligarkët, pastaj premtimet me vende pune dhe kushtëzimet me ruajtjen e vendit të punës, shantazhet dhe frikësimet, vizitat e shpeshtuara natën nëpër fshatrat dhe qytete dhe përcjellja e mesazheve nëpër fshatra dhe qytete edhe përmes TV-së me të shtana me armë automatike, por aduti krysor i fitores 4% e kanë rrit voten lokale fitore “legjendare”, janë milionat e korrupsionit milionat e privatizimeve dhe sidomos milionat e 30_-50% nga korrupsioni me subvensionet bujqësore në tërë Kosoven nga pas lufta deri 2021./Bota Sot/