Diplomati i SHBA Gabriel Escobar në forumin 2BS (To be Secure) në Budva tha, se ”SHBA ka mekanizma politikë dhe diplomatikë për t’iu kundërvënë ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendëshme të Malit të Zi.”
Në forumin 2BS (To be Secure) të zhvilluar në qytetin e Budvës, Zëvëndësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, u pyet edhe edhe në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi. Sipas tij duhet bërë dallim midis çështjes pro-serbe dhe pro-ruse.
“Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer drejt Perëndimit dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, tha Escobar.
Mali i Zi si anëtar i NATO-s nuk mund të lejojë që ta drejtojë një shtet tjetër
Kryetari i Aleancës së Atlantikut për Malin e Zi, Savo Kentera, në Samitin e Budvës tha, se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s nuk guxon e as që duhet të lejojë që të udhëhiqet nga Serbia, Rusia, e as nesër nga Kina ose ndonjë shtet tjetër”. Sipas tij forcimi i institucioneve të sistemit është e vetmja mënyrë për ta përmirësuar situatën.