Pas shkarkimit të Bordit të AKP-së sot në Kuvendin e Kosovës, kanë filluar reagime gjithendej në Kosovë. Thuajse të gjithë qytetarët e vendit e kanë mbështetur këtë hap të qëlluar të Qeverisë që kaloi sot në Kuvend.
Gjithashtu, mbylljen e AKP-së e ka përshëndetur edhe Behgjet Pacolli.
Për më tepër, për mbylljen e AKP-së ka shkruar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli.
Ai në një postim të tij në Facebook ka thënë se përmes AKP-së një ari tokë provatizohej për 1 euro e pastaj shitej për 1 mijë euro. Gjithë kjo, sipas Agushollit, nën moton “hajt se e shtetit osht”.
Drejtori menaxhues i tanishëm i AKP-së, Valon Tolaj i cili më parë ishte sekretar në AAK, mbrëmë në një emision televiziv me insistim mbronte qëndrimet dhe vendimet e marra në AKP.
Postimi i plotë Agushollit:
Drejtori menaxhues, ka marrë pagë 5 mijë euro në muaj. Për 8 anëtarët e bordit, për çdo mbledhje janë shpenzuar 26 mijë euro.
Sigurisht po mendoni që po bëhet fjalë për pagesat në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Britani të Madhe, por jo këto janë pagat e atyre që ushtruan pozitat e lartpërmendura, në Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP).
Jam krenar që jam pjesë e Komisionit që e inicoi shkarkimin e bordit të AKP- së, ku kishte paga të mëdha, e punë të pakta, ku një ari i tokës privatizohej me 1 euro e shitej me 1 mijë sosh, nën moton “hajt se e shtetit osht”.