Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër shtatëdhjetetre (73) personave – të pandehur lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.
Më shumë se një vit më parë, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion të madh ku u arrestuan një numër i madh i të dyshuarve, përfshirë këtu edhe zyrtarë policor.
Kur kanë kaluar më shumë se 13 muaj, Prokuroria Themelore në Gjilan tashmë ka ngritur aktakuzën kundër gjithsej 73 personave të përfshirë në këtë rast.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.
Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale ‘’Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.
Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së.