Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se Bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit duhet të shkarkohet, pasi që, sipas tij, një bord i tillë është paguar për të vjedhur.
Korenica ka thënë se një mbledhje e bordit të AKP-së buxhetit të shtetit i ka kushtuar plot 26 mijë euro.
“Deri më sot, Agjencioni Kosovar i Privatizimit është paguar për të vjedhur. Por jo më! Një mbledhje e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili përbëhet nga 8 anëtarë, i kushton buxhetit të shtetit 26 mijë euro. Veç një mbledhje e 8 personave = 26 mijë euro”, shkroi ai në Facebook