Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar rreth ligjit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Ai tha se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit, derisa thotë se çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, pra të ketë process të drejtë dhe të ketë neutralitet politik.
“Pra besoj se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’I dhënë fund këtij lloji të korrupsioonit. Njëkohësisht është shumë me rëndësi që çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, që të ketë process të drejtë, të ketë neutralitet politik.
Njerëzit që i marrin vendimet për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëjnë këtë me motivime politike. Pra, policia, prokuroria, të tjerët që mund të jeën të përfshirë duhet të jenë plotësisht neutral me këtë. Por, do të them se ka njerëz në Kosovë ku me siguri do të ishin shumë të lumtur nëse hetime të tilla nuk do të bëhen. Mendoj se vendi meriton më shumë se aq”, tha Kosnett.
Ai shtoi se është e drejtë që avokatët, analistët dhe udhëheqësit e tjerë të reagojnë ndaj këtij ligji, ndërsa thotë se është e dobishme që kryeministri i Kosovës e dha këtë ide për ligjin rreth konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
“Unë mendoj është tërësishtë e paërshtatshme që avokatët analaistët dhe udhëheqësit e tjerë të reagojn ndaj saj. Nuk kam ndonjë mendim ligjor për këtë përvec se mendoj që është e dobishme është e rëndësishme që kryeministri e parashtroi këtë ide dhe tani të gjithë duhet të reagojnë ndaj saj dhe duhet te jetë dicka ku arrihet konsesusi rreth mënyrës më të mirë për të vazhduar. Them konsesus, por realisht disa njerëz nuk do të pranojnë kurrë dicka të tillë. Por mendoj se shumica e udhëheqeve politike të kosovës e kuptojnë se ka ardhur koha për të ndalur fjalët për luftimin e korrupsionit ketillë dhe është koha për veprim.Mund të duhet ca kohë për të arritur pikën kur njëmend mund të përparosh me këtë lidh apo ndonjë variant tjetër. Mendoj se është rëndësishmë që ky debat të fillojë tani”, shtoi ai në Rubikon.
Miratimi i këtij ligji ishte premtim elektoral i partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Për këtë, Qeveria Kurti, në mbledhjen, dy ditë më parë, miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që i hap rrugë hartimit të ligjit. Ekspertë të drejtësisë pohojnë se një ligj i mirë për konfiskimin e pasurisë mund të japë rezultate.