Profesori universitar i njohur me shkrimet dhe reagimet e tij të fuqishme kundër ligësive në Kosovë, ka shpërthyer me një shkrim ku ai delegjitimon edhe njëherë grupet kriminale që e dëmtuan tejmase atdheun dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke shkaktuar pasoja të mëdha jo vetëm politike, por edhe në arsim, shëndetësi e ekonomi.
Në vijim shkrimi i Prof. Dr. Nazim Qehajës:
Gjithçka ishte gënjeshtër!
Gënjeshtër ishte Lufta e tyre si çlirimtarë, gënjeshtër ishte dhe shpallja e shtetësisë dhe e Pavarësisë!
Më kujtohen si sot njerëzit me uniforma dhe në kraharor me emblemën e UÇK-së, që zbritën me KFOR-in nga malet dhe pa një pa dy u lëshuan si mizat pas “Mjaltit” në plaçkë dhe në uzurpime, në vrasje dhe në kërcënime.
Ndodhi zhbërja e Ushtrisë dhe formimi i partive politike për pushtet dhe për t’u pasuruar duke vjedhur, jo për të ndërtuar shtet. Në këto parti u futën njerëzit më të ndyrë, individualisht dhe familjarisht argatë të Serbisë. Injorant, gjakfëlliqur, servil dhe armiq. Shkatërruan gjithçka të bukur, lumenj, kodra, fusha, male dhe fabrika.
Për të përfituar diploma për familjar dhe për vete hapën shumë universitete.
Jetën dhe shëndetin e bënë tregti, duke mos lënë anash dhe vdekjen.
Jo më shumë se katër vjet, nuk u zuri bytha vend, u ngritën në protesta, në demonstrata, djegën shumë shtëpi dhe kisha, se kështu u kishte thënë Serbia.
Më vonë shkuan në Austri për të biseduar për shtetësi. Biseduan çka biseduan, dy republika na i pruan. E siç deklaroi atëherë ‘profesor’ Luta, i pari i grupit të konakut, të kryer për biologji vetëm provimin e paraushtarakut, Serbisë në Austri, ia kemi ba tetë me dy!
Dhe kështu vazhduan burrat e odave, përvetësuan shtëpi, pallate, lokale dhe toka, pranuan se kanë bërë dhe krime, formuan edhe gjykata, dhe në Kuvend i bënë legjitime.
Prishtinë, 04 Nëntor 2021